
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me dekretin e ri të Presidentit, Ilir Meta, për të vendosur 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet lokale. Në një kohë kur Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet e gatshme për dhe dakord me datën 13 qershor, PD me anë të ish-deputetit Ervin Salianji ka reaguar duke thënë se problemi për ta nuk është data e zgjedhjeve por largimi i Ramës.
Mesa duket Partia Demokratike po paralajmëron se nuk do të hynte në zgjedhje edhe sikur të kryheshin në një datë tjetër. Kështu edhe pse në kundërshtim me Kushtetutën, dekreti i Metës për datën e re të zgjedhjeve do të 'digjej' nga PD.
Megjithatë Salianji pretendon se është kushtetuese dhe se PD kërkon kushte gare. Sipas tij zgjedhjet e 30 qershorit janë të PS për të zgjedhur kryetarët e tyre.
Reagimi i plotë:
"Kërkesat tona janë të qarta. Problem për ne nuk është data e zgjedhjeve. Problem për ne është blerja e votës dhe ne kemi kërkuar largimin e Ramës dhe qeverisë tranzitore. Vijojmë me takime. E sigurt është qe zgjedhjet e 30 qershorit janë të ps dhe të zgjedhin kryetarët e tyre. Dekreti i presidentit është në 13 tetor. Ka një datë të re sipas kushtetutës dhe presidencës. Ne po kërkojmë kushte gare. Cdo gjë që thotë Rama është tentative e dështuar. Thirrje të mos ketë përplasje me qytetarët në interes te Ramës." ka deklaruar Salianji.
Lajmi kryesor:
13 tetori/ Vasili-Ramës: Klloçka kryeministër mblidhi vezët! Salinjani: Nuk kishim problem datën










