Rreth 40 mijë maturantët që do ti nënshtrohen maturës shtetërore do te kenë mundësi të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në datën 17 korrik. Aplikimi për në shkollën e lartë do të ketë 2 raunde dhe disa faza.
Ndërsa Ministria e Arsimit ka lëshuar një urdhër për datën e provimit për lëndët me zgjedhje. Për shkak se zgjedhjet do të mbahen në datën 25 qershor, provimi i maturës do të afrohet një ditë, dhe nga data 24 ai do të zhvillohet në datën 23 qershor.
Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, sqaroi edhe udhëzimin e dalë për zbatimin e raundit të parë dhe të dytë, si edhe fazave përkatëse.
"Pas përpunimit të të gjitha të dhënave dhe dërgimit të tyre në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Universitetet do të bëjnë shpalljen e këtyre fituesve që do të jetë data 28 gusht.
Me 29 gusht ne do të shpallim procesin e regjistrimit. Raundi i parë do të zgjasë 14 ditë dhe do të ketë 7 faza, ku secila fazë do të zgjasë 48 orë dhe brenda këtyre fazave secili aplikant ka të drejtë të shkojë të regjistrohet pasi ai ka parë në portal pozicionin e tij.
Dhe shikon që është me ngjyrën jeshil, është shpallur fitues duhet që brenda 48 orëve të bëjë regjistrimin pranë sekretarive mësimore, nëse e tejkalon 48-orëshin e humbet të drejtën për t'u regjistruar në atë program studimi", sqaroi ajo.
Ndërkohë që raundi i dytë do të ketë një afat më të shkurtër kohor dhe në 16 tetor shkollat janë gati të fillojnë vitin akademik.
"Raundi i dytë do të fillojë në një afat kohor shumë të shkurtër, pra nëse me datën 11 shtator mbaron raundi i parë me 15 shtator fillon raundi i dytë i aplikimeve i cili është thuajse i ngjashëm më raundin e parë. Pra do të ketë një sasi ditësh për të aplikuar dhe menjëherë pas shpalljes së rezultateve do të fillojë regjistrimi", tha Vrapi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3427
Lajme të tjera
-
Kur do të martohesh? Monika Lubonja përgjigjet: Princi nuk më erdhi, tani po pres mbretin
25 Mars, 08:57
-
Media: Moska zvogëlon planet për një ofensivë të mëtejshme në pranverë
25 Mars, 08:50
-
Dodik bën thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë
25 Mars, 08:38
-
Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë
25 Mars, 08:27
-
Luizi merr informacion nga jashtë: Po doli Kiara, dil! Ia kanë dhënë Oltës
25 Mars, 08:23
-
Gjermania mbështetje për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
25 Mars, 08:05
-
QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës
25 Mars, 08:01
-
'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
25 Mars, 07:43
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14