'Datën e zgjedhjeve e vendosi Këshilli Kombëtar' Ristani korrigjon Berishën: Je keqinformuar, Këshilli s’votoi fare, u vendos nga Basha

'Datën e zgjedhjeve e vendosi Këshilli Kombëtar' Ristani korrigjon Berishën: Je keqinformuar, Këshilli s’votoi fare, u vendos nga Basha

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani nuk ka nguruar të 'korrigjojë' Sali Berishën lidhur me mënyrën se si u vendos data 13 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve brenda PD për kryetarin e saj të ri. Një ditë më para Berisha deklaroi se data u vendos nga Këshilli Kombëtar dhe ai heshti para këtij vendimi, por për Ristanin kjo nuk është e vërtetë pasi data u vendon nga vetë Basha dhe u miratuar nga kryesia e PD, ndërsa në Këshillin Kombëtar u votua vetëm për përbërjen e komisionit që do të organizonte zgjedhjet. Për Ristanin, Berisha është keqinformuar në këtë drejtim, ndërsa thekson se tani më shumë se kurrë “kemi nevojë për të vërtetën”.

“Dje,  z. Berisha, ne lidhje me hapjen e garës për kryetar te PD dhe caktimin e datës 13 qershor për votim, ka deklaruar se:

“Padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Mos të merrem me çështjen. Sepse vendimi ishte unanim”

Do doja te sqaroja se z .Berisha, se sepaku, është i keqinformuar. Këshilli Kombëtar nuk diskutoi dhe as votoi për datën e zgjedhjeve.

Pas deklarimit nga Sekretari i Përgjithshëm dhe z. Basha, se caktimi i dates ishte vendim i Kryesise dhe data ishte vendosur nga Kryesia, Këshili Kombëtar votoi vetem perberjen e Komisionit te organizimit te zgjedhjeve. 

Pra thjesht dhe qarte, nuk eshte shqyrtuar nga KK hapja e gares dhe caktimi i dates se zgjedhjeve per kryetar te PD dhe sigurisht nuk eshte votuar fare per kete.

Se dyti z. Berisha dhe cdo kush, mund te lexoje fjalen e Kryetarit te KK se cfare ka thene per zgjedhjet (kohen dhe gjithcka tjeter).

Une personalisht, por edhe disa foles te tjere, ne fjalen e tyre, kerkuam te kishte kohe te mjaftueshme per analize dhe per pergatitjet per zgjedhje, por e perseris, kjo nuk u pranua te votohet ne Keshillin Kombetar. Sot me shume se kurre kemi nevoje per te verteten”, shkruan Ristani.

Berisha tha një ditë më parë se ai nuk foli për datën e zgjedhjeve pasi u vendos nga Këshilli Kombëtar, edhe pse për të fillimisht duhet të bëhej një analizë për zgjedhjet e 25 prillit. Vendosja e kësaj date me shpejtësi dhe shpallja e Sali Berishës 'non grata' solli sulmet të Bujar Nishanit kundrejt Lulzim Bashës i cili tha se "ai e dinte më parë vendimin e DASH dhe se pikërisht për këtë arsye shpejtoi t'i bënte zgjedhjet më 13 qershor". Edhe vetë Berisha tha më herët se i takon Bashës të sqarojë nëse kishte dijeni për vendimin e DASH për shpalljen e tij 'non grata'. Kjo bëri që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Basha të dilte me një qëndrim të fortë kundër Nishanit duke i cilësuar ato si shpifje dhe inati e mllefi personal, por që duhet të kenë një limit"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë