EMRAT + FOTOT/ Shkaktoi aksidentin ku vdiq gruaja dhe u plagos djali i porsalindur në Itali, arrestohet shqiptari! 22-vjeçari rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit

EMRAT + FOTOT/ Shkaktoi aksidentin ku vdiq gruaja dhe u plagos djali i porsalindur në Itali, arrestohet shqiptari! 22-vjeçari rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit

Ali Hoxha dhe gruaja e tij e ndjerë, Mariagrazia Bedin

Romë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa një shqiptar 22-vjeçar që drejtonte makinën humbi kontrollin, doli nga rruga dhe shkaktoi tragjedinë familjare.

Gruaja e tij, 24-vjeçarja Mariagrazia Bedin, humbi jetën në aksident, kurse djali i mitur u plagos rëndë dhe po trajtohet me kujdes mjekësor në spital.

 

Ali Hoxha me gruan Mariagrazia, që mbeti viktimë e aksidentit dhe dy fëmijët

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme (31 Gusht) në zonën e Fondi, në Latina, rajoni i Romës, teksa Policia arrestoi mëngjesin e sotëm shoferin shqiptar Ali Hoxha, pasi nga testi që u krye rezultoi nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

“Corriere” raporton se:

“Aksidenti është shkaktuar nga drejtimi i pakujdesshëm i shoqëruesit të tij 22-vjeçar, Ali Hoxha, i cili rezultoi pozitiv në analizat e mëpasshme për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjakun e tij”.

Mariagrazia Bedin dhe vendi i aksidentit, lodrat e fëmijëve të shpërndara

Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe u shtrua në spital për vëzhgim në spitalin Bambino Gesù, në Romë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant'Anastasia, pas mesnatës së premte, duke zbardhur e shtuna (31 gusht) , kur vetura “Golf” e drejtuar nga i riu është përmbysur për shkak të shpejtësisë së tepërt. Në makinë ndodhej edhe partnerja e tij 24-vjeçare, djali i tyre pak muajsh, së bashku me motrën e shoferit.

"Makina u përmbys disa herë, duke shkaktuar plagosjen fatale të nënës së re të Sabaudias (emri i fëmijës), e cila vdiq në çast – dhe i shkaktoi disa trauma të porsalindurit", raporton media.

Makina pas aksidentit

Dy pasagjerët e tjerë nuk janë në rrezik, por motër dhe vëlla janë të dy të shtruar në spitalin Dono Svizzero, në Formia. Shqiptari ndodhet nën arrest në gjendje spitalore dhe pret hetimet e mëtejshme.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/09/2024 02:15

    I alkoolizuar,i droguar,me shpejtesi te larte dhe me femije te mitur ne makine,per te mos folur per te rriturit e tjere! Keta tipa nuk duhet te jene as bashkshorte,as prinder!

    Përgjigju
  • Bim: 01/09/2024 17:34

    Me dasht femijn tend dmth edhe me ken nje prind i pergjegjshem gje qe shume shpesh mungon tek prinderit shqiptar. Nuk vejn rrypa sigurie, nuk sigurojn femijet me seggiolino ( nuk e di se si thohet shqiptar) ecin shpejt. Nuk je prind i mire nqs nuk je i pergjegjshem per femijet e tuaj por edhe per femijet e te tjerve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë