Nishani: Basha e dinte që Berisha do shpallej 'non grata', për këtë afroi datën e zgjedhjeve në PD

Nishani: Basha e dinte që Berisha do shpallej 'non grata', për këtë afroi datën e zgjedhjeve në PD

 

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku tha se Lulzim Basha e ka ditur që ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallej “non grata”.

Sipas Nishanit, Basha afroi edhe datën e zgjedhjeve brenda PD pikërisht për këtë arsye. Ai shtoi po ashtu se shpallja e Berishës 'non grata' ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së.

 “Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik. Jam i bindur që Basha ka afruar datën e zgjedhjeve sepse ka patur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës”, tha Nishani në emisionin “Frontline”.

Kujtojmë se në reagimi e tij pas shpalljes së Berishës 'non grata', Basha tha se vendimi është marrë pa asnjë bazë konkrete, por theksoi se vendim nuk cenon marrëdhënien 'e shkëlqyer' të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berishën dhe familjarët e tij, me argumentin se në funksionin si kryeministër i Shqipërisë, ai është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm