David Beckham i është hequr patenta për 6 muaj. Ai u fotografua teksa i jepte makinës duke përdorur telefonin.
Ngjarja ka ndodhur teksa ai po drejtonte një Bentley në Londrën Qendrore në 21 nëntor të vitit të shkuar. Sipas gjykatës, ai ishte fotografuar nga një qytetar duke ecur me ngadalë në trafik dhe me telefon në dorë.
Kështu, Beckham mori 6 pikë në patentën e tij dhe këto ju shtuan 6 pikëve të mëparshme që kishte për shpejtësi jashtë normave të lejuara. Ai gjithashtu mori një gjobë prej rreth 868 eurosh, ju desh të paguante për shërbimin e prokurorisë 115 euro dhe 85 euro tarifë shtesë për brenda 7 ditësh.
Komento