Lionel Messi ka gjetur akordin paraprak dhe është gati që verën e ardhshme të bashkohet me Inter Miami në MLS amerikane. "The Times" në Britani bën me dije se ylli i Argjentinës është bindur nga David Beckham gjatë Botërorit të Katarit dhe sezonin e ri do jetë pjesë e Inter Miami. Nënshkrimi i një parakontrate do bëhet pas Kupës së Botës, kjo sipas medias së huaj.
Kontrata e Messit me PSG skadon verën që vjen, me "Pleshtin" që duket se ka gjetur akordin e ri edhe falë ndërhyrjes së Beckham, që është bashkëpronar te Inter Miami. Nëse marrëveshja zyrtarizohet atëherë Messi do bëhet lojtari më i paguar ndonjëherë në historinë e MLS.
Veç Messit, "The Times" bën me dije se Inter Miami ka në plan të forcojë ekipin me Cesc Fabregas dhe Luis Suarez, duke bërë që treshja të rikthehet të luajë së bashku.