David Beckham kërkon të bëjë diçka të padëgjuar më parë. Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United po tenton të bindë Cristiano Ronaldon dhe Messin të bashkohen në MLS amerikane me skuadrën e Inter Miami. Për të dytin sezon skuadra që është në pronësi të Beckham luan në elitën e SHBA, duke afruar emra të rëndësishëm në ekip.
Plani i Beckham është të bëjë bashkë Messin dhe Ronaldon në një ekip. Nëse bind Ronaldon të kalojë në MLS, Beckaham do ketë edhe gjysmën e punës. Situata e Ronaldos te United është e vështirë pas intervistës së fundit, me drejtuesit dhe klubin që kërkojnë largimin e portugezit.
Janari është momenti i duhet për lëvizjen e Ronaldos, teksa plani i Beckham është që në verë të bindë edhe Messin për kalimin në MLS, që gjë do sillte edhe diçka të pamenduar më parë, Messin dhe Ronaldon së bashku në një ekip.