David Beckham vendos që të largohet nga LA Galaxy pas pesë edicionesh në kampionatin amerikanë të futbollit dhe 18 golave të shënuar në 98 takime.

Edicionin e kaluar Beckham arriti që të shpallej edhe kampion me ekipin e LA Galaxy.

Vendimin për t’u larguar, Beckham e dha një ditë pas sigurimit të biletës për në finalen e madhe.

Një vendim i tillë do të thotë që anglezi do të ndërpresë kontratën e tij me LA Galaxy para kohe pasi kontrata përfundon pas një viti.

Por përpara se të largohet ish futbollisti i Realit të Madridit do të tentojë që të shpallet edhe njëherë kampion me ekipin e tij më datë 1 dhjetor.

Por Beckham pas njoftimit për t’u larguar deklaroi se kjo nuk do të thotë se do të tërhiqet nga futbollit, pasi do të provojë të paktën edhe një eksperiencë tjetër brenda kontinentit, ose
jashtë tij.


(d.b/shqiptarja.com)