Është një zakon i vjetër ky dhe me siguri e keni dëgjuar shpesh të thonë që njëri nga prindërit duhet të jetë ai që do t’ju presë flokët për herë të parë. Shqiptarët e praktikojnë shumë, por jo vetëm. Edhe ish-futbollsiti i njohur David Beckham e ka ndjekur këtë zakon. Ai është shfaqur me një palë gërshërë në dorë, teksa i pret flokët vajzës së tij Harper.
(David teksa i pret flokët të bijës)
‘’Dikush është i lumtur dhe dikush nuk është aq i lumtur. Nuk e mendoja se ishte e mundur për këtë vogëlushe të dukej më bukur se kaq,”- shkruan Beckham krahas fotos. Shpresojmë që vogëlushja 7-vjeçare të mos përfundojë me ndonjë shenjë në kokë.