Shumë nga personazhet e famshëm publikojnë foto të ndryshme në rrjetet sociale teksa puthin fëmijët e tyre në buzë. Sado që shumë nga ndjekësit e tyre në rrjetet sociale i kanë kritikuar, kjo gjë mesa duket nuk i intereson David Beckham.
Ylli i njohur i Hollywoodit ka publikuar sërish një foto ku shihet teksa puth vogëlushen e tij 7-vjeçare, Harper. Sërish fotoja e pafajshme e ish-futbollistit nuk u prit aspak mirë nga komentuesit, të cilët theksonin në komente se është gabim që një baba të puthë në buzë vajzën.
“Nuk më intereson aspak çfarë thuhet, nëse një baba puth në buzë fëmijën e tij është krejtësisht gabim,”- shkruan një komentues.
“Ajo është vajza jote! Përse po e puth në buzë?! Ajo është puthje për gruan tënde!”- komentoi një tjetër.
Beckham ka zgjedhur që të mos reagojë pas këtyre kritikave.