David Beckham ka sjellë koleksionin e tij të dytë të të brendshmeve në bashkëpunim me H&M.

39-vjeçari është shprehur se ka punuar me shumë energji për këtë koleksion dhe uron që meshkujt ta pëlqejnë po aq sa e pëlqen edhe ai.

Ndërkohë ai ka treguar trupin e tij në formë dhe me muskuj.

david beckham

Futbollisti i është bashkuar fushatës së të sëmurëve “ALS Ice Bucket Challenge” për lagien me kova uji ku është thirrur nga Ryan Seacrest.

Ndërsa David, më pas ka nominuar Magic Johnson, Michael Jordan dhe Leonardo DiCaprio për të marrë pjesë.

Ndërsa pak ditë më pare, ai ka shijuar plazhin e Malibusë me mikun Gordon Ramsay dhe bashkëshorten Tana bashkë me fëmijët Cruz dhe vajzën Harper.
Redaksia Online                          
(g.m/shqiptarja.com)