David Bekam i shton librit të artë të triumfeve të tij edhe një titull kampion me ekipin e LA Galaxy.

Për herë të dytë radhazi, Galaxy është ekipi kampion, pasi mundi në finale ekipin e Houston Dynamo me rezultatin 3-1.

Golat për ekipin, në të cilin militon edhe Bekam u shënuan nga Gonzalez 60’, Donovan 65’, (pen.), Keane 90’ (pen.) ndërsa Carr realizoi golin e vetëm për kundërshtarët.

Bekam realizoi një ndeshje mjaft të mirë duke spikatur me lojën e tij në fushë.

37 vjecari anglez pas pesë edicionesh do të largohet nga LA Galaxy në drejtim të Evropës.

Bekam me LA Galaxy ka realizuar 18 gola në 98 takime dhe është shpallur dy herë kampion.

(d.b/shqiptarja.com)