Aktori legjendar Sir Davis Jason i njohur për rolin e tij si Derek në “Del Boy", ka thënë se Miley Cyrus është mishërimi i dështimeve morale të shoqërisë.

Ai ka qenë një nga spektatorët që ka parë performancat e ekzagjeruara të Cyrus gjatë viti 2013.

Duke folur për “The Sun” ditën e djeshme ai ka deklaruar se shoqëria duhet kritikuar për mbështetjen që i ka dhënë performancave të saj provokuese.

david jason

“Miley Cyrus mëshiron atë që ne lejojmë. Ajo e bën këtë për të thyer traditat. Unë nuk e kuptoj përse, por ne i kemi bërë asaj më shumë publicitet dhe i kemi dhënë kurajo për veprime të pahijshme. Vajzat e reja mendojnë se kështu mund të tërheqin meshkujt. Ne kemi humbur standartet tona”, ka theksuar më tej ai.

Ai nuk ka lënë pa përmendur performancën e saj tejet ekstravagante me Robin Thicken në MTV para miliona shikuesëve.

Më tej aktori ka shprehur se performancat e saj mishërojnë dhunën në një formë tjetër, i shtyjnë njerëzit të jenë agresivë.

david jason

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)