'Davos 2020', Trump e paraqet veten si modelin që duhet të imitohet dhe mos harrohet

'Davos 2020', Trump e paraqet veten si modelin që duhet të imitohet dhe mos harrohet

"Ëndrra Amerikane është kthyer dhe është më e madhe, më e mirë dhe më e fortë se kurrë". Ishte ky mesazhi që Presidenti Donald Trump lëshoi ​​nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara janë në mes të një bumi ekonomik që bota nuk ka parë kurrë më parë". Dhe duke përfunduar: Koha e skepticizmit ka mbaruar. Le të bashkohemi të gjithë për të shfrytëzuar sa më mirë potencialin tonë.

Duket se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka lavdëruar sukseset e ekonomisë amerikane, për t'i përdorur ato për tre qëllime, të harrohet procesi i fajësimit, i cili filloi sot në Senat, përgatitja e terrenit për rizgjedhjen e tij në nëntor, dhe t'i shtyjë vendet europiane të ndjekin modelin e SHBA.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kujtoi marrëveshjen e tregtisë së pjesshme të sapo lidhur me Kinën, dhe atë me Meksikën dhe Kanadanë të quajtur ‘Usmca’, papunësinë në nivele më të ulëta të 50 viteve të fundit, dhe bumin në Wall Street, për të treguar se ai e mbajti premtimin e tij bërë në Davos dy vjet më parë për ta bërë Amerikën të kthehet e madhe.

Në të njëjtën kohë, Trump u bëri thirrje vendeve europiane që të ndjekin modelin e tij, dhe të përqëndrohen në pavarësinë e energjisë, të cilën ata mund ta kenë vetëm përmes furnizimit të gazit dhe naftës amerikane.

Trump lartësoi historinë e Kontinentit të Vjetër, duke përmendur për shembull Rilindjen dhe ndërtimin e Katedrales së Firences, për të kujtuar një kohë kur krijimtaria, inovacioni dhe besimi në aftësinë për të kapërcyer të gjitha pengesat mbizotëruan edhe në këtë anë përtej Atlantikut.

Gjithashtu mbi mjedisin, Trump pretendoi se e kishte mbrojtur atë, pa e bërë këtë në kurriz të rritjes ekonimike. Ai kundërshtoi kritikat e përsëritura në Davos nga Greta Thunberg, dhe kërkesat për të respektuar angazhimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara me marrëveshjen e Parisit.

Kjo nuk është vetëm linja e tij mbrojtëse, por është axhenda në të cilën ai synon të krijojë fushatën për rizgjedhje në nëntor.


Lajmi kryesor:

'Davos 2020', nis punimet Forumi Ekonomik, Greta Thunberg 'pushton' skenën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja