DAVOS, 21 janar /ATSH-AFP/ - Vendimi i vendeve anëtare të OPEC-ut për të ruajtur nivelin e prodhimit të naftës, pavarësisht uljes së ndjeshme të çmimit të saj është një vendim i pastër ekonomik, që nuk drejtohet ndaj ndonjë vendi të veçantë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Abdallah El-Badri.
"Ky vendim nuk bëhet kundër ndonjë vendi në veçanti, as kundër SHBA-së, as kundër StatOil-it (kompania norvegjeze e nafëts - shën. përkth.) dhe as kundër Rusisë. Eshtë një vendim i pastër ekonomik i ministrave tanë", saktësoi Badri në një konferencë shtypi në Davos.
"Prodhimi i naftës nga vendet joanëtare të OPEC-ut është realizuar në mënyrë normale duke çuar në rritjen e prodhimit të naftës në pikëpamjen globale edhe pse çmimi i saj ka ndryshuar ndjeshëm", theksoi ai./ a.jor.











