Gjatë paraqitjes në parlament të programit të qeverisë së tij, kryeministri i ri turk, Ahmet Davutoglu, rikonfirmoi vullnetin për arritjen sa më të shpejtë të një zgjidhje të konfliktit kurd dhe për futjen e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2023.
"Ne po zhvillojmë procesin e paqes me një vendosmëri që do të ndryshojë fatin e vendit. Ne do të vazhdojmë përpjekjet që të gjitha segmentet e shoqërisë të marrin pjesë në këtë proces", deklaroi Davutoglu para Parlamentit.
Qeveria islamiko-konservatore në pushtet që prej vitit 2002 në Turqi rifilloi në vjeshtë 2012 bisedimet me shefin e burgosur të Pertisë së Punëtorëve të Krudistanit (PKK), Abdullah Oçalan, për t'i dhënë fund konfliktit që ka shkaktuar më shumë se 40 mijë të vdekur që prej vitit 1984.
Për me tepër, Davutoglu u shpreh se vendi mund të hyjë në BE deri në vitin 2023, data e 100-vjetorit të Republikës. Turqia është zyrtarisht kandidate që prej vitit 2004, por integrimi i saj është frenuar nga kundërvënia e vendeve si Franca dhe Gjermania./ATSH/
/Shqiptarja.com