/ATSH-AFP/ - Turqia do të aktivizojë rregullat e angazhimit nëse shkelet në mënyrë të paligjshme hapësira e saj ajrore, paralajmëroi sot Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pas incidentit të ndodhur në kufirin sirian shkaktuar nga një avion i forcave ajrore ruse.
"Rregullat tona të angazhimit janë të qarta ndaj çdokujt që dhunon hapësirën ajrore dhe forcat e armatosura turke kanë marrë urdhër të interceptojnë çdo gjë, qoftë edhe një zog", deklaroi Davutoglu gjatë një fjalimi në stacionin televiziv privat "Haber-Türk".
Kreu i qeverisë turke ka dashur gjithsesi të saktësonte se çështja siriane nuk përbën një krizë të hapur midis Turqisë dhe Rusisë që kanë interesa të rëndësishëm komercial.
"Format e bashkëpunimit dhe të dialogut mbeten të hapura", theksoi Davutoglu duke shpresuar se Moska do t'i largohej "situatave të gabuara" në lidhje me krizën siriane dhe më gjerë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA