/ATSH-ANSA/ - Turqia është e gatshme për çdo eventualitet për të mbrojtur kufijtë e saj me Sirinë dhe Irakun, deklaroi kryeministri i dorëhequr turk, Ahmet Davutoglu duke iu përgjigjur hipotezave për një ndërhyjrje të Ankarasë në kufijtë e saj jugorë.
"Nëse arrijmë në përfundimin se kufijtë e Turqisë janë në rrezik, vendi ynë ka bërë gjithçka gati për çdo eventualitet", deklaroi Davutoglu.
Prej disa ditësh media lokale thotë se një ndërhyrje e armatosur nga ana e Turqisë është në përgatitje e sipër.
Sipas gazetës "Cumhuriyet", plani parashikon dislokimin e trupave speciale dhe të njësive të korracuara rreth 100 kilometra përgjatë kufirit, me një hyrje edhe në territorin sirian për të mbajtur larg milicinë kurdo-siriane dhe xhihadistët e ISIS-it.
Në ndërkohë, duke cituar burime ushtarake anonime, gazeta "Hurriyet" ngre hipotezën e një aksioni prej 12 000 personash për krijimin e një zone kushinetë prej 10 kilometrash përtej kufirit sirian, në zonën e Jarabulusit, qytet në Alepo nga ku nisën, sipas Ankarasë, sulmet e ISIS-it drejt Kobanes, të enjten e kaluar.
"Nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një shteti (kurd - shën. përkth.) në veri të Sirisë dhe në jug të Turqisë. Do ta luftojmë me çdo mjet", deklaroi para disa ditësh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan
/Shqiptarja.com