Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu përsëriti sot se vendi i tij ishte kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik që kanë marrë pothuajse nën kontroll qytetin sirian kurd të Kobanes.

"Turqia është kundër Shtetit Islamik ashtu siç është edhe kundër Assadit", deklaroi Davutoglu për shtypin. Assad dhe Shtetit Islamik janë po aq përgjegjës për të gjitha këto ngjarje tragjike", shtoi ai.

Pavarësisht dritës së gjelbër nga parlamenti, qeveria islamo-konservatore turke refuzoi për momentin të ndërhyjë ushtarakisht kundër Shtetit Islamik, që ka nën kontroll Kobanen disa kilometra nga kufiri turk.

Ankaraja justifikoi rezervay e saj për të luftuar kundër Shtetit Islamik nga vullneti për të mos riforcuar nga kundërgoditja dorën e presidentit Assad.
Turqia kërkoi vendosjen e një zone tampon të kombinuar me një zonë të përjashtimit ajror përgjatë kufirit sriano-turk me qëllim për të pritur refugjatët dhe për të mbrojtur sektorët e territorit sirian, që mbahet ende nga opozita e moderuar.

"Asnjë nuk mund të provojë që Turqia mbështet Shtetin Islamik", theksoi sot Davutoglu.

Turqia është akuzuar nga aletatët se ka mbështetur për një kohë të gjatë lëvizjet siriane më radikale duke përfshirë dhe ISIS, për të përshpejtuar luftën kundër Damaskut.

ATSH