De Biasi debat me Alban Bushin
a po kërkon përjashtimin e tij?

De Biasi debat me Alban Bushin<br />a po kërkon përjashtimin e tij?
Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë, pas pak ditësh.
 
Trajneri i kombëtares shqiptare sipas ‘Gazetaolle’ ka pasur një debat të ashpër me menaxherin e Kombëtares Alban Bushi, para konferencës për shtyp, pasi ka kërkuar që Bushi të mos jetë më menaxher.
 
Gjithçka lidhet me disa deklarata të Bushit ditët e shkuara, që nuk i kanë pëlqyer De Biasit, i cili nuk dëshiron më ta ketë në staf Bushin, ndaj edhe ka pasur një debat me të.
 
Vendimi final do të merret nga presidenti Armand Duka, i cili nuk ishte në federatë të hënën, por ndërkohë Bushi është shfaqur në grumbullimin e kombëtares në Durrës, ndaj nuk dihet si do të mbyllet kjo histori



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)