Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi konfirmoi largimin nga drejtimi i kuqezinjve në fund të eliminatorëve të kampionatit Botëror të Rusisë.
Tekniku italian i kombëtares ka shfryë në konferencën e fundit për shtyp duke deklaruar hapur se FSHF nuk e do më në krye të bankinës.
“Historia ime me Shqipërinë mund të kishte përfunduar, nëse do të humbnim me Izraelin.
Në fund të këtyre eliminatoreve do të largohem. Cdo histori e ka një fund. Shqipëria mbetet një skuadër ku do të ketë fare pak për të korrigjuar” deklaroi ai.
Trajneri drejtoi gishtin nga FSHF për mungesë besimi.
“Pas ndeshjes me Izraelin disa nga ju më bënë varrimin, pasi kishim 5 humbje radhazi.
Unë do të vazhdoj të 110% të mundësive të mia, për cëshjen e përbashkët të kombëtares sonë.
Kur humbasim jam unë fajtori, kur fitojmë fitojnë lojtarët, futbollistët” tha ai.
Përsa i përket marrëdhënies me Presidentin Duka, ai u shpreh se ka qenë e mirë, por në aspektin personal ka edhe kujtime që nuk do donte t’i kujtonte.
“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Dukën, edhe jashtë fushës është person shumë i mirë.
Aspekti personal dhe human shkojnë bashkë, në aspektin human janë bërë disa gabime të pafalshme” përfundoi ai.
Trajneri italian firmosi me Shqipërinë në 2011, ndërsa suksesi më i madh ishte pjesëmarrja në finalet e Kampionatit Europian të Francës, por 5 humbjet radhazi para fitores me Izraelin e zbehën suksesin.
Edhe pse do të largohet, vështirë se De Biasi do të harrohet nga tifozeria shqiptare, jo vetëm për faktin që na dërgoi në Europian, por edhe se u natyralizua si shqiptar duke marrë pasaportën.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com