De Biasi eksperimenton
vetëm mbrojtja nuk ndryshon

De Biasi eksperimenton<br />vetëm mbrojtja nuk ndryshon
Në stërvitjen e paradites, seanca e vetme e parashikuar për këtë të premte, Kombëtarja shqiptare është përqendruar te puna taktike. Trajneri Gianni De Biasi ka eksperimentuar pothuajse gjatë gjithë kohës me rreshtimin e skuadrës dhe emrat e lojtarëve, që ndryshonin vazhdimisht pozicionet në fushën e lojës.

E paprekur nga drejtuesi i stolit kuqezi mbetej porta, me Etrit Berishën që është titullari i padiskutueshëm dhe mbrojtja, me katërshen e repartit difensiv që duket e pandryshuar. Elseid Hysaj në krahun e djathtë, Gjimshiti përkrah Mavrajt në qendër dhe Ansi Agolli që rikthehet në krahun e majtë, pasi u la pushim nga stafi teknik në miqësoren ndaj Marokut.

Stërvitja e zhvilluar në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi zgjati 90 minuta, me lojtarët kuqezi që fillimisht punuan të ndarë në grupe, ndërsa më pas u zhvillua një ndeshje testuese brenda grupit.

Pikërisht në lojën e kontrollit, De Biasi nuk i ka kursyer eksperimentet, duke u përqendruar te rreshtimi i skuadrës në fushë, për të qenë taktikisht perfekt ndaj Maqedonisë dhe asgjë të mos i lihet rastësisë në debutimin e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2018.

Gjatë testit, trajneri ka bërë ndryshime të vazhdueshme në mesfushë dhe në sulm, ku titullarët e miqësores me Marokun në këto reparte u rreshtuan përballë titullarëve të mbrojtjes. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron