De Biasi: Fatkeqësi, por vrapimi
s'ka përfunduar, flasim në fundGjimshiti: Ja se çfarë më tha arbitri

De Biasi: Fatkeqësi, por vrapimi<br />s'ka përfunduar, flasim në fundGjimshiti: Ja se çfarë më tha arbitri
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, pavarësisht humbjes me Izraelin, deklaroi se Shqipëria ka ende shanse, pasi gara nuk ka përfunduar.
 
"Goli i parë i shoqëruar edhe me kartonin e kuq na e vështirësoi punën. Mund të kishim shënuar në fillim, por kur pësuam ishte fatkeqësi.
 
Ekipi më pëlqeu më shumë kur ishim me 10 lojtarët se në fillim.
 
Ishte një ndeshje që nuk duhet ta humbnim, por pas golit të dytë dhe kartonit të kuq, mbaroi gjithcka.
 
Mund ta kishim përmbysur pjesën e dytë, por me kartonin e dytë të kuq, ndeshja u mbyll.
 
Më vjen keq për tifozët dhe federatën, ishim përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv.
 
Ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër, por....
 
Përsa u përket kartonave të kuq, nuk e kam parë rastin e Berishës, por mendoj se është e tepërt që të kesh dy dënime për të njëjtin vendim.
 
Megjithatë, vrapimi nuk ka përfunduar, prandaj do të flasim në fund
" deklaroi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve