De Biasi flet si shqiptar në Itali:
Andej nga ne besojnë te kualifikimi

De Biasi flet si shqiptar në Itali:<br />Andej nga ne besojnë te kualifikimi
Fitorja me Portugalinë ka bërë jehonë të madhe edhe në Itali, pasi strategu i triumfit është nga vendi fqinj. Trajneri De Biasi në një intervistë për mediat italiane e konsideron veten shqiptar kur shprehet se “ andej nga ne” besojnë te kualifikimi në kampionatin Europian të 2016 që do të zhvillohet në Francë. Tekniku vlerëson maksimalisht shpirtin e garës së shqiptarëve dhe dëshirën e madhe për të fituar garën edhe pse eksperienca në arenën ndërkombëtare nuk është shumë e madhe, pasi pjesa më e madhe e futbollistëve janë të rinj dhe kanë shumë pak ndeshje që luajnë me njëri tjetrin, por kjo nuk i pengoi për të bërë surprizën në Portugali, vendin e Ronaldos.

“Andej nga ne janë të gjithë të bindur se do të kualifikohemi. Kjo më shqetëson, pasi relaksimi është në karakterin e shqiptarëve, madje më shumë sesa për italianët. Jemi në një grup horror, pasi nuk mjafton Portugalia, por kemi në tetor sfidat me Danimarkën dhe Serbinë, kjo e fundit 15 vite pas luftës së Kosovës.

Futbolli është një faktor kënaqësie në Shqipëri. Pas cdo fitoreje ka shumë entuziazëm. Është një popull që dëshiron të jetojë, ndërsa djemtë në Tiranë dëshirojnë të kalojnë të tjerët për të rikuperuar kohën e humbur. Është një rini shpërthyese dhe e përgatitur, me një njohuri të jashtëzakonshme të gjuhëve të huaja” deklaroi ai.

Më pas njëshi i kombëtares, që ka fituar zemrën e të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën, u rikthye për të analizuar situatën në ekipin kuqezi përsa i përket lojtarëve që luajnë jashtë, por edhe të atyre që nuk kanë pranuar që të luajnë për Shqipërinë. “Shumë nga djemtë janë të lindur jashtë Shqipërisë.

Ata vijnë nga realitete të ndryshme, prindërit e tyre janë larguar për të jetuar më mirë me punë të ndershme. Për ta futbolli është një mundësi e mirë. Por ka edhe nga ata që zgjedhin të luajnë për kombëtare të tjera dhe dëgjoj nga prindërit e tyre, çfarë më ofron? Konsiderata ime për fanellën e kombëtares, këtë ofroj.

Të tjera gjëra për të ofruar nuk kam” tha ai duke thumbuar këtë të gjithë ata që nuk kanë pranuar Shqipërinë, i fundit nga ata Adnan Januzaj. Në fund nuk kishte si të mungon fjalët e mira edhe për shqiptarët dhe jetesën këtu. “Në Shqipëri një pensionist italian do të jetonte shumë mirë. Peshk dhe verë për vetëm 20 euro, për një taksi në qendër mjaftojnë 3 euro” e mbyll ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin