Në prag të ndeshjes miqësore që Shqipëria do të zhvillojë përballë ekipit të Maltës më datë 5 Mars në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, italiani Gianni de Biasi ka folur për gjithçka.
Vëmendja ishte përqendruar te largimet e futbollistëve drejt kombëtares së re, Kosovës, prurjet e reja në ekip, por edhe për Januzaj dhe së fundmi Shkodran Musafin që zgjodhi Gjermaninë. “Adnan Januzaj ka zgjedhur Anglinë dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar. Vendimin e Shkodran Mustafit për të luajtur me Gjermaninë e respektoj” deklaroi ai. Më pas pyetjet janë zhvendosur te miqësorja me Maltën dhe prurjet e reja.
“Në ndeshjen miqësore përballë ekipit të Maltës do të fokusohemi më shumë në mesfushë dhe në sulm” theksoi ai. Përsa i përket futbollistëve që nuk janë ftuar, por kanë shkëlqyer javën e fundit, italiani tha se” Salihi shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe do ta mbaj nën vëzhgim. Të njëjtën gjë mund të them dhe për Bulkun dhe Çanin, ndërsa Dallku vështirë se mund të thërritet” deklaroi ai. Ndërsa nuk ka munguar edhe një koment për prurjet e reja, Xhaka, Vajushi e Sadiku, dy të parët nuk do të luajnë për shkak dëmtimi.
“Për momentin janë thjesht pjesë e projektit, në vazhdim duke parë edhe formën e tyre do të vendoset se çfarë do të bëhet” vazhdoi ai. Në fund nuk kishte si të mungonte edhe një koment për kualifikueset e Euro 2016” Grupi është shumë i vështirë, kundërshtarët kanë treguar një nivel shumë të lartë. Nuk mund të them asgjë më shumë, përveç se forca e Shqipërisë do të jetë përulësia” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com