De Biasi: KAS vendimtar, Avdiaj
s'pranoi ftesën, fitore ndaj Francës

De Biasi: KAS vendimtar, Avdiaj<br />s'pranoi ftesën, fitore ndaj Francës
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit ka zbardhur listën për ndeshjen miqësore të 13 Qershorit përballë Francës që do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’. Lista e teknikut italian De Biasi është e mbushur me surpriza, pasi për miqësoren e luksit me ‘Gjelat’ ka lënë pushim disa lojtarë titullarë.

Nga lista e ndeshjes së fundit me Armeninë janë lënë jashtë disa lojtarë, Agolli, Kukeli, Xhaka, Gashi, Kapllani, Vajushi, Gjasula, Curri, Bulku, etj.

Përsa i përket portës nuk ka asnjë ndryshim, me Berishën, Shehin dhe Hoxhën. Në mbrojtje mungon Mërgim Mavraj i dëmtuar, rikthehet Renato Arapi dhe debuton Arbnor Fejzullahu. Surpriza e mesfushës është Afrim Taku dhe rikthimi i Sabien Lilajt. Në sulm janë grumbulluar Bekim Balaj, Sokol CIkalleshi, Armando Sadiku dhe Valdet Rama.

Përsa i përket lojtarëve që nuk ka grumbulluar për ndeshjen me Francën, tekniku u shpreh se “Dua të përgëzoj fillimisht Agollin për sezonin e mirë që zhvilloi këtë vit me Karabakun si dhe për trofetë e fituar.

E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e Bazelit, si Xhaka e Gashi  por edhe Kukeli të cilët kanë bërë paraqitje mjaft të mira. Mendova t’i lë pushim disa lojtarë, pasi më duhen në formë dhe të çlodhur në shtator. Miqësorja nuk shërben për të marrë pikë, por për ne është një ndeshje që do të na shërbejë shumë për të parë taktika të reja dhe sigurisht lojtarë të rinj.

Franca humbi ndaj Belgjikës të dielën dhe ndaj nesh do të vijnë me dëshirën për të fituar” deklaroi De Biasi. Në vazhdim tekniku u ndal edhe te një çështje e shumëdiskutuar që lidhet me lojtarin që ka dalë nga akademia e Shalkes në Gjermani, Dinos Avdiaj, për të cilën De Biasi deklaroi se i dërgoi një ftesë, por lojtari sipas italianit nuk do të luajë më Shqipërinë.

“Avdiajn e kam ftuar për Francën pasi dëshiroj ta integroj me grupin, por menaxheri i tij më tha që është i lodhur dhe ka probleme fizike dhe nuk mund të vijë në këtë grumbullim. Unë mendoj se ai nuk dëshiron të vijë me ne”tha tekniku. Në fund nuk kishte si të mungonte dhe një koment për ndeshjen me Serbinë, për të cilën pritet që KAS një ditë para ndeshjes me Francën të jap vendimin përfundimtar.

Si do që të jetë vendimit, De Biasi shprehet se ekipi do të zbresë i motivuar ndaj Francës. “Nëse do të jetë vendim negativ lojtarët do të zbresin në fushë të mbushur me inat, nëse do të jetë vendim pozitiv do të jemi të karikuar 100%”. De Biasi ka përshëndetur edhe lëvizjet e Cikalleshit drejt kampionatit turk dhe Abrashit në Gjermani.


Sakaq, në listën e publikuar nga De Biasi bëjnë pjesë 3 portierë, 7 mbrojtës, 8 mesfushor dhe 5 sulmues

Lista e plotë 
Portierë:

ETRIT BERISHA
ALBAN HOXHA
ORGEST SHEHI

Mbrojtës:
NASER ALIJI
ARLIND AJETI
RENATO ARAPI
LORIK CANA
ARBNOR FEJZULLAU
ELSEID HYSAJ
AMIR RRAHMANI

Mesfushorë:
MIGJEN BASHA
ERGYS KACE
ANDI LILA
SABIEN LILAJ
LEDIAN MEMUSHAJ
ODISE ROSHI
HEROLIND SHALA
AFRIM TAKU

Sulmues:
BEKIM BALAJ
SOKOL CIKALLESHI
ERMIR LENJANI
ARMANDO SADIKU
VALDET RAMA

Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën