De Biasi merr 3 pikët e para me
Alaves që fiton 2-0 kundër Levantes

De Biasi merr 3 pikët e para me<br />Alaves që fiton 2-0 kundër Levantes
Gianni De Biasi e ka filluar me këmbën e mbarë ndeshjen e dytë në pankinën e Alaves, në Spanjë.

Skuadra e drejtuar nga ish trajneri I kombëtares shqiptare fitoi pastër 2-0 në transfertë ndaj Levantes, ekip ku luan edhe mesfushori me origjinë shqiptare Enis Bardhi.

Paraqitjen e parë me ekipin e Alaves, De Biasi e bëri vetëm pasi kishin kaluar 24 orë nga firmosja e kontratës me ekipin spanjoll.

Ish trajneri i kombëtares u përball me kampionet e Real Madrid duke pësuar një humbje me rezultatin 2-1, por që ky ishte goli i parë që Alaves shënoi në ligën e parë spanjolle.

Vetëm një javë më vonë De Biasi I mori frytet e punës së tij duke treguar se mund ta kthej ekipin në rrugën e duhur.

Alaves mori tre pikët e para në kampionat pas gjashtë javëve me humbje duke mos arritur të shënoi asnjë gol me trajnerin parardhës.

Alaves vijon të jetë në vend të fundit por tashmë me tre pikë në renditje.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool