De Biasi: Miqësoret e këtij muaji
me rëndësi për Shqipërinë

De Biasi: Miqësoret e këtij muaji<br />me rëndësi për Shqipërinë
Trajneri i kombëtares shqiptare Giani De Biasi tha në konferencën për shtyp në prag të miqësoreve me Katarin dhe Iranin se këto dy sfida janë shumë të rëndësishme në kuadër të ndërtimit të një grupi të fortë për eliminatoret e ardhshme. De Biasi siguroi se i njeh kundërshtarët, të cilët i ka ndjekur në një përplasje mes tyre.

“Po, i njoj Katarin dhe Iranin. Kam ndjekur një ndeshje që kanë zhvilluar mes tyre dhe që ka përfunduar 2-2. Janë skuadra të mira. Renditja e FIFA-s na tregon që Irani është pak më mirë, ndërsa Katari në nivelin tonë. Janë dy ndeshje të rëndësishme që do të na shërbejnë për eliminatoret, sepse nuk do të kemi më kohë për t’u përgatitur.”
Pavarësisht mungesave të disa titullarëve, për arsye dëmtimi, tekniku italian siguroi që do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, por nga ana tjetër tha se do t’u japë mundësi aktivizimi të gjithë lojtarëve të grumbulluar.

“Unë kam kuptuar që Mavraj ka shumë dëshirë për të kontribuar për Shqipërinë. Me sa di unë ai ka patur probleme me klubin e tij, ndaj nuk ka mundur të vijë, sikurse Salihi që nuk është lejuar këtë radhë nga Dc United. Mavraj ka gjak shqiptari, ka shumë dëshirë për të luajtur me kombëtaren, dhe unë mendoj dhe shpresoj se do të jetë i rëndësishëm për Shqipërinë. Dëshiroj që të mirëpritet ashtu sic duhet në kombëtare.”(ss/rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë

Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë