TIRANE - Në përfundim të ndeshjes me Zvicrën ka folur edhe trajneri De Biasi duke analizuar humbjen. "Ekipi nuk e ka merituar humbjen në dy ndeshjet e fundit.
Ndeshja ishte e ndarë në dy pjesë: e para ishte mjaft e mirë për ekipin e Zvicrës, ndërsa e dyta ishte mjaft e mirë për ekipin tonë.
Kishim mundësi për të barazuar ndeshjen me Roshin dhe Salihin, por ishim të pafat, pasi nuk arritëm të dërgonim topin në rrjetë.
Fati, kohët e fundit, nuk na ka ndihmuar; meritonim të shënonim dy gola. Megjithatë nëse do të cilësoja me një fjalë këtë edicion të këtyre kualifikueseve. Do të thoja se ishte pozitiv!
E vetmja gjë që më ka mbetur pishman është që djemtë nuk kanë arritur që të marrim maksimumin e asaj që kanë dhënë në fushë në këto ndeshje” - u shpreh ai.
Ndërsa për Zvicrën ai u shpreh se “nuk mendoj që mund të ndërtohet një shtëpi brenda Zvicrës. Kundërshtari ka një ekip të mirë, që është ndërtuar falë një projekti afatgjatë me një trajner të njohur” - tha ai.
Ndërsa në fund ishte surpriza. “Kam rënë parimisht dakord me presidentin Duka për të vazhduar edhe për dy vite të tjera me Shqipërinë. Në ditët në vazhdim do të zbardhen edhe detajet e kontratës së re që kam firmosur me Shqipërinë” përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com