OSLO - Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ekipi kombëtar ka mbërritur në Norvegji. Mbrëmë kombëtarja është akomoduar në njërin prej hoteleve më të mira të Oslos, ndërsa sot është planifikuar një seancë e shkurtër stërvitore para ndeshjes.
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi ka shprehur edhe njëherë tjetër besimin e palëkundur që do të dalin me një rezultat pozitiv nga stadiumi “Ulevall” në Olso. Tekniku italian në përfundim të përgatitjeve tre ditore në Durrës ka deklaruar se ekipi është në gjendje shumë të mirë psiko-fizike dhe gati për të treguar vlerat më të mira në fushë.
“Nuk e kemi aspak firkë kundërshtarin, por vetëm e respektojmë. Sot do të zbresim në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Jemi mirë fizikisht, shpresojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë. Duhet të luajmë më shumë kujdes dhe ta mbajmë kundërshtarin sa më larg zonës së rreptësisë për të shmangur edhe situatat e pakëndshme.
Me norvegjezët duhet të luajmë të barabartë duke treeguar karakter dhe identitet në fushë. I kemi të gjitha mundësitë për ta ndalur dhe madje për ta parakaluar në renditje” thotë De Biasi. Përsa i përket fformacionit pritet që Shqipëria të zbresë në fushë me Berishën në portë, Cana-Mavraj në qendër të mbrojtjes, Agolli dhe Lila nga krahët.
Mesfusha do të jetë e dendur me 5 futbollistë. Basha para mbrojtjes dhe me detyrë organizatori, Bulku shkatërrues, Roshi me Vilën nga krahët, ndërsa Çani do të qëndrojë i tërhequr para sulmit duke lënë të vetëm Salihin. Dilema e vetme e De Biasit është se kë do të aktivizojë mes Çanit dhe Sadikut.
Valdet Rama premton besnikëri, pavarësisht se nuk ka udhëtuar drejt Norvegjisë për ndeshjen e sotme, pasi nuk ka arritur të plotësojnë në kohë të gjithë dokumentacionin, por ka premtuar edhe njëherë që i qëndron vendimit për të luajtur me Shqipërinë.
Drejt Norvegjisë për këtë ndeshje kanë udhëtuar një numër i konsiderueshëm tifozësh, dhe drejtuesit e FSHF me në krye presidentin Armando Duka. Ky është momenti ku Shqipëria duhet të japë maksimumin, pasi vendos për kaulifikimin, nëse humb i jep lamutumirën botërorit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com