TIRANE - Endërrojme vendin e dytë në grup. Fjalë të firmosura nga trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi për mediat italiane. Pas ndeshjes me Slloveninë të fituar 1 me 0, De Biasi ka folur për tuttomercatoweb.com.

Goli i Odise Roshit mposhti sllovenët dhe e ngjiti Kombëtaren në vendin e tretë në grupin E me 6 pikë. Për ndeshjen e së martës italiani sqaron: Ishtë një ndeshje shumë e mirë. Kemi kaluar shpejt në avantazh dhe e kemi mbrojtur fitoren.

Tëkniku ndalet edhe tëk humbja ndaj Islandës, e cila djeg ende në ambientin e Kombëtares. Më duhet të them se kundër Islandezëve kemi luajtur mirë. Ata kanë bërë tre gjuajtje në portë dhe kanë shenuar dy gola. Më pas De Biasi pyetët nëse vendi i dytë në grup është një objektiv apo një ëndërr.

Trajneri i Kombëtares dëshiron të saktësojë. Nuk duhet ta egzagjerojme dhe u them se vendi i dytë është një ëndërr, por në futboll është e drejtë të kultivosh endrra. Grupi jonë është shumë i ekuilibruar. Zvicra është ajo skuader që ka dicka më shumë, me pas është Norvegjia qe është nisur mirë. Skuadër e fortë është edhe Sllovenia, edhe pse nuk e ka filluar mirë, përfundon deklaratën De Biasi. Shqipëria ndeshjen e radhës e luan ndaj Norvegjise në mars.

(an.ka/shqiptarja.com)