Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi u shpreh se kombëtarja luajti mirë ndaj Francës, por fati nuk ishte me të. Sipas tij, humbja me francezët, është padrejtësia e dytë që i bëhet kuqezinjve në ndeshjet e vlefshme për fazën finale të "Euro 2016".
"Ndeshja e dytë që përfundon padrejtësisht për kombëtaren shqiptare. Ka qenë një ndeshje e luajtur shumë mirë. Më vjen keq për skuadrën dhe i kam inkurajuar në dhomat e zhveshjes. Skuadra luajti dhe të gjithë janë krenar për këtë", tha Biasi.
Ai u shpreh i bindur se kombëtarja do të fitojë ndeshjen përballë Rumanisë. "Golat që nuk i kemi shënuar në këto dy ndeshje, do t'i shënojmë në përballjen ndaj Rumanisë".
De Biasi sqaroi edhe zëvendësimin e Ajetit. "Zëvendësimi i Ajetit ishte prej një tërheqje muskulare", theksoi De Biasi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com