Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi pas ndeshjes me ekipin e Gjeorgjisë është shfaqur i mërzitur me futbollistët pas lojës jo në nivelin që pritej. Italiani ka deklaruar se priste më shumë nga ekipi, por nuk dhanë maksimumin në fushë. Në rezultat ndikuan gabimet dhe mungesat.

“Prisja një ndeshje më të mirë përballë Gjeorgjisë, humbjen nuk e kisha menduar. Por shumë futbollistë kryesorë munguan për shkak të dëmtimeve, por hapësirës që iu dhashë të rinjve.

Në pësimin e dy golave ndikuan gabimet në mbrojtje, pasi mund të ishin shmangur nëse do të ishim më shumë vigjilentë” shprehet De Biasi.

Pas ndeshjes tekniku do të studiojë edhe një herë lojën që zhvilluan kuqezinjtë për të vendosur për ndeshjen me Norvegjinë, fati i së cilës nëse do të luajmë si me Gjeorgjinë është i ditur një muaj përpara.




Dylber Balla