Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi sot paradite në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit në një konferencë shtypi para fillimit të përgatitjeve për ndeshjes me Norvegjinë ka publikuar listën paraprake për ndeshjen e 7 qershorit.

Një listë e përgjysmuar me vetëm 16 futbollistë, nga ku 2 prej tyre janë debutues Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku.

Listës përfundimtare të De Biasit pritet ti shtohen edhe 8 emra të rinj më datë 3 qershor. Në listë pritet të përfshihen edhe Ergys Kaçe, Vullnet Basha apo edhe Amir Abrashi, pasi janë në pritje të sinjalit nga ana e FIFA-së për të luajtur me Shqipërinë.

Për shkak të dokumentacionit në listën paraprake mungon edhe mesfushori i Valladolidit Valdet Rama.

Mungesat e shumta në repartin e mbrojtjes e kanë detyruar këtë të fundit që të thërrasë në kombëtare edhe Admir Telin.

Në konferencën për mediat, De Biasi deklaroi se ndeshja me Norvegjinë është vendimtare për pozicionin e Shqipërinë në grup në raport me objektivat për botërorin e Brazilit 2014.

Lista

1. Samir Ujkani – Chievo
2. Etrit Berisha – Kalmar
3. Orges Shehi – Skenderbeu
4. Admir Teli – Qaraback
5. Debatik Curri – Genclebirligi
 
6. Mërgim Mavraj -Greuther Furth
7. Renato Arapi – Skenderbeu
8. Tefik Osmani – Teuta
9. Armend Dallku – Vorskla
10. Jurgen Gjasula – Duisburg
11. Migjen Basha – Torino
12. Ansi Agolli – Qaraback
13. Armando Vajushi –Litex
14. Ervin Bulku – Sepahan
15. Sabien Lilaj – Skenderbeu
16. Azdren Llullaku – Gaz Metan
17. Erjon Bogdani – Siena
18. Edgar Çani – Catania