De Biasi rikthehet në pankinë
do drejtojë Alavesh në Spanjë

De Biasi rikthehet në pankinë<br />do drejtojë Alavesh në Spanjë
Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi pritet të ulet në pankinën e Deportivo Alavesh në kampionatin spanjoll.

Pas përfundimit të aventurës me Shqipërinë dhe një periudhe pauze De Biasi do të trajnojë sërish dhe këtë do ta bëjë në La Liga ku ka pasur në të kaluarën një eksperiencë me Levanten në sezonin 2007-2008.

Mediat spanjolle njoftojnë se De Biasi është i përzgjedhuri nga drejtuesit e skuadrës për të marrë drejtimin e Alavesh.

Tekniku 61 vjeçar është i përzgjedhuri pasi i plotëson të gjitha kriteret. Presidenca beson shumë tek aftësitë menaxhuese të De Biasit dhe tek kapacitet e tij për të motivuar lojtarët.

Mediat në Spanjë zbulojnë se ka pasur kontakte mes drejtuesve të Alavesh dhe De Biasit ditët e fundit.

Italiani pritet të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit me të drejtë rinovimi.

Alavesh të shtunën do të përballet me Real Madrid dhe De Biasi pritet të jetë në tribunë.

Nga De Biasi kërkohet një tjetër mrekulli pasi Alavesh mban vendin e fundit në La Liga me 5 humbje në po kaq ndeshje.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool