De Biasi: Shpërdoruam raste,
të mos ndodhë më si me Katarin

De Biasi: Shpërdoruam raste,<br />të mos ndodhë më si me Katarin
Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi, është shprehur i kënaqur për paraqitjen e futbollistëve të tij në fitoren 2:1, në miqësoren kundër Katarit, që u zhvillua të martën në mbrëmje në Madrid.

Mirëpo, italiani nuk i ka kursyer edhe kritikat për fazën sulmuese të skuadrës, si dhe finalizimin e aksioneve. “Patëm raste për të shënuar më tepër gola, sidomos në pjesën e parë, por nuk e bëmë. Më vjen keq për këtë dhe shpresoj që të mos ndodhë më”, ka thënë De Biasi.

Golat për kuqezinjtë i shënuan Bakaj (46’) dhe Bogdani (50’ nga penalltia), kurse golin e vetëm për Katarin e realizoi Jusuf Ahmad (53’). De Biasi i ka besuar skemës me dy sulmues, duke luajtur me dy “pyka” të gjata që në fillim. Bogdani dhe Çani luajtën si titullarë dhe arritën të mbanin lart skuadrën kuqezi.

“Më duhet të them se skuadra luajti fort dhe e përqendruar. Zhvilluam një ndeshje të mirë si në planin fizik edhe në atë taktik. Jam i kënaqur më shumë për nivelin e ndeshjes që bëmë sesa për rezultatin. Realisht kjo paraqitje e skuadrës më bën optimist”, ka shtuar De Biasi.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Kombëtares nën drejtimin e De Biasit. Në debutim ai humbi 2:1 në miqësoren me gjeorgjianët, në Tbilis, më 29 shkurt. Ndeshjen e ardhshme kuqezinjtë e kanë më 27 maj në Stamboll të Turqisë kundër Iranit.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë