Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, shpalli sot në një konferencë për shtyp, listën e lojtarëve për takimin miqësor me Marokun nesër në "Loro Boriçi" dhe atë për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018", me Maqedoninë, në 5 shtator.
De Biasi, konfirmoi në një konferencë për shtyp se Lorik Cana është tërhequr nga kombëtarja. “Cana nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme pasi është tërhequr”, tha De Biasi, duke shtuar se të rejat e listës janë Rei Manaj dhe Jahmir Hyka.
"Europiani ishte ëndrra e Canës. Luajti me Zvicrën dhe një pjesë të ndeshjes me Rumaninë. E mbylli me festë dhe mendoj se meriton një duartrokitje të madhe nga të gjithë ne", tha trajneri për Canën.
Kur u pyet në lidhje me largimin e lojtarëve kosovarë nga kuqezinjtë për të luajtur me Kosovën, trajneri italian deklaroi se nuk bëhet fjalë për eksod. “Nuk shoh asnjë eksod. Kanë ikur ata që erdhën në Austri dhe mbase u zhgënjyen shumë që nuk i morëm në Francë dhe kanë ikur lojtarë si Meha që kishte kohë që nuk ishte më pjesë e kombëtares. Nuk ka eksod, ka lojtarë kosovarë që luajnë për Kosovën”.
Në lidhje me objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore, ku është në të njëjtin grup me Spanjën dhe Italinë, De Biasi deklaroi se “objektivi ynë është që të bëjmë më të mirën e mundshme”.
LISTA E PLOTE E LOJTAREVE
Portierë
Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha, Thoma Strakosha
Mbrojtës
Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli, Frederik Veseli, Naser Aliji
Mesfushorë
Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Odise Roshi, Ergys Kaçe, Ermir Lenjani, Andi Lila, Jahmir Hyka
Sulmues
Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Shkwlzen Gashi, Rei Manaj
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO