Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi ka shpallur listën për ndeshjet miqësore që do të zhvilloj në kuadër të përgatitjeve për kampionatin Europian që do të zhvillohet në 2016 në Francë. Në listën e publikuar  nga tekniku kuqezi vërehet thirrja e sulmuesit Sokol Cikalleshi, Fidan Alitit, por edhe e Taulant Xhakës që do të debutojë këtë herë.

Ndërkohë që De Biasi ka rikthyer në kombëtare pas një mungese të gjatë edhe Vajushin. Ndërsa me sulmuesin Besart Berisha ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për rikthimin në kombëtare. Më pas tekniku ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat duke deklaruar se miqësoret do t’i shërbejnë për njohjen e gjendjes së grupit, por edhe testimin e elementëve të rinj. “Përmes ndeshjeve miqësore do të njihem me gjendjen e ekipit pak muaj para fillimit të eliminatoreve.

Pjesë e grupit për këto miqësore do të jenë edhe disa futbollistë të rinj që do të debutojnë. Përsa i përket Besart Berishës mund të them që nuk vjen në kombëtare për shkak të largësisë që ekziston midis dy kontinentëve. Në momentin e parë që Berisha do të lëvizë në një skuadër europiane, do të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare” tha ai. Më pas italiani i kuqezinjve vlerësoi edhe nivelin e futbollit shqiptar dhe kombëtares së moshave. “futbolli shqiptar ka pësuar rritje në aspektin e rezultateve. Vjet Skënderbeu dhe Kukësi arritën të bënin një paraqitje shumë të mirë.

Komplimente edhe për fituesit e trofeve këtë edicion. Komplimente për Skënderbeun që fitoi titullin kampion dhe Flamurtarin që fitoi Kupën e Shqipërisë, por edhe Kukësin për sezonin e mirë por edhe për finalen. Rritje të nivelit ka pasur edhe përsa i përket futbollit të moshave, me përfaqësueset shqiptare të grupmoshave që kanë arrit rezultate pozitive” përfundoi ai.

Lista

    1.Etrit Berisha
2.Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4.Fidan Aliti
5.Lorik Cana
6.Debatik Curri
7.Ermir Lenjani
8.Andi Lila
9.Taulant Xhaka
10.Amir Abrashi
11.Sabien Lilaj
12.Ergys Kace
13.Emiljano Vila
14.Sokol Cikalleshi
15.Shkelzen Gashi
16.Edmond Kapllani
17.Valdet Rama
18.Hamdi Salihi
19.Armando Vajushi
20.Mergim Mavraj
21.Elseid Hysaj




d.b/shqiptarja.com