De Biasi: Sikur të shënonim në
dy mundësitë e arta që kishim...

De Biasi: Sikur të shënonim në<br />dy mundësitë e arta që kishim...
Humbjen ndaj Zvicrës trajneri Gianni De Biasi ia faturon mungesës së përvojës së ekipit kuqezi në kompeticionet e rëndësishme ndërkombëtare.
 
Ai vlerësoi paraqitjen e grupit, sidomos kur ndodhej në disavantazh numerik.
 
“Paguam shumë emocionet e minutës së parë, e herës së parë. Luajmë më mirë kur nuk kemi asgjë për të humbur. Gjëja më pozitive sot është që me 10 vetë kishim dy mundësi të arta për të shënuar gol”, u shpreh ai.
 
Por pavarësisht gjithë këtyre, De Biasi thotë se skuadra nuk shfaqi të gjithë potencialin dhe cilësitë që ka.
 
“Jemi këtu për të luajtur europianin tonë. Është hera e parë për të gjithë dhe jam i bindur që sot mund ta kishim luajtur shumë më mirë nëse do të nxirrnim në pah të gjitha cilësitë tona”, deklaroi ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin