De Biasi: Skuadra po vuan 
largimet e shumta pas Evropianit

De Biasi: Skuadra po vuan <br />largimet e shumta pas Evropianit
Në ndeshjen me Italinë mund të ndodhë gjithçka, por skuadra jonë kombëtare po vuan numrin e madh të largimeve pas finaleve të kampionatit Evropian.
 
Përpara ndeshjes me Italinë, Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, komenton gjendjen aktuale të skuadrës. Ai thotë se futbollistët duhet medoemos të rigjejnë entuziazmin dhe dëshirën për të fituar, të humbura pas disfatës me Izraelin.
 
“Në ndeshjen kundër Italisë mund të ndodhë gjithçka. Por na duhet të mbajmë parasysh që sot nuk kemi më në skuadër një numër të madh futbollistësh që kishim në Evropian. Dhe kjo nuk na jep përparësi nga ana tjetër duhet të gjejmë entuziazmin e dëshirën për të fituar, të cilën për fat të keq e humbëm pas humbjes kundër Izraelit”, De Biasi.
 
Sa për formacionin me të cilin do të paraqitet në eliminatoret e Botërorit 2018, De Biasi thotë se po studion një numër të madh lojtarësh, me të cilët ka nisur edhe komunikime të dendura.
 
Po studiojmë një numër të madh lojtarësh, ashtu si po mendojmë që me ta të ndryshojmë edhe mënyrën e lojës. Jemi vazhdimisht në lëvizje, pasi unë edhe kur nuk flas nëpër media,komunikoj me futbollistët, i ndjek, dëgjoj ç’kanë për të më thënë. Është shumë e rëndësishme të jenë gjatë gjithë kohës të përqendruar e të motivuar, sepse skuadra kombëtare për ne është diçka shumë e rëndësishme”, ka thënë trajneri.
 
Skuadra kombëtare shqiptare po përgatitet për ndeshjen e parë të këtij viti kundër Italisë, e cila konsiderohet nga Mister De Biasi një sfidë mjaft e vështirë.

Readksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos