De Biasi surprizë Kombëtares
në stërvitje, “Shqipëria fiton 3-0”

De Biasi surprizë Kombëtares<br />në stërvitje, “Shqipëria fiton 3-0”
Në stërvitjen e fundit të Kombëtares para takimit me Lihtenshteinin, djemve ju është bërë një surprizë, ku ish-trajneri Gianni De Biasi është shfaqur përkrah teknikut të ri, Christian Panuccit.
 
De Biasi ka thënë disa fjalë, ka shkëmbyer disa batuta dhe është takuar përzemërsisht me gjithë lojtarët, ku u prezantua dhe me lojtarët e rinj të thirrur nga Panucci.
 
Në një intervistë për SuperSport, De Biasi është shprehur, “U takova me lojtarët, pasi kisha kohë pa i takuar. Ishte një ndjenjë e veçantë, kam punuar për shumë vite me ta, tani nuk u flas më për taktikë, u flas si mik. Ka përfunduar periudha ime, nis një epokë e re, jeta vazhdon. Unë mbetem tifoz i madh i kombëtares. Kam shumë besim te Panuçi, është një trajner shumë serioz dhe i përgatitur".
 
“E ardhmja ime? Jam ende në pritje, nuk ka ndryshim kombëtare apo klub, rëndësi ka që të jetë projekt i mirë".
 
I pyetur për parashikimin e tij për ndeshjen e nesërme, ai ka thënë se “Shqipëria fiton 3-0”.
 
Një ndalesë De Biasi ka bërë edhe për largimin e Çikallesit nga tekniku i ri, “E njoh mirë, është djalë shumë i mirë. Kristian Panuçi ka marrë një vendim për të treguar se disiplina dhe rregullat janë shumë të rëndësishme. Më ka ardhur shumë keq, por jam i sigurt që shumë shpejt ata do të bisedojnë dhe do të sqarojnë gjithçka”.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon