De Biasi te Dinamo Zagreb?
Trajneri: I lumtur në Shqipëri

De Biasi te Dinamo Zagreb?<br />Trajneri: I lumtur në Shqipëri
Gianni De Biasi është i lumtur në pankinën e Shqipërisë dhe ka ndërmend që të zbatojë kontratën deri në fund. Trajneri Italian u lidh me një kalim tek kroatët e Dinamos së Zagrebit por për mediat italiane De Biasi sqaron:

Nuk kam marrë asnjë telefonatë nga Dinamo e Zagrebit për më shumë që kam një kontratë me FSHF-në dhe jam i lumtur që drejtoj Shqipërinë. Kam ndërmend të respektoj kontratën” thotë 60-vjeçari.

Në tetor Shqipëria është e impenjuar me dy ndeshje në fushatën kualifikuese “Rusi 2018” dhe De Biasi deklaron:” Ndeshja e parë me Lihtenshtejnin mund të duket e lehtë por nuk është. Më pas përballemi me Spanjën që është rikthyer në nivelin e disa viteve më parë dhe që ka në përbërje një super organikë. Ka lojtarë të kalibrit David Silva,Jordi Alba e Diego Costa. Pra me Spanjën do të jetë një ndeshje e vështirë” e mbyll De Biasi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin