De Biasi zbulon listën për ndeshjet
miqësore, risi Rey Manaj dhe Veseli

De Biasi zbulon listën për ndeshjet<br />miqësore, risi Rey Manaj dhe Veseli
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi ka zbardhur listën me lojtarët që ka ftuar për dy ndeshjet miqësore ndaj Kosovës dhe Gjeorgjinë.
 
Risitë për dy ndeshjet miqësore janë ftesa për sulmuesin e Interit, Rey Manaj dhe mbrojtësin Frederik Veseli që ka luajtur deri tani me moshat e Zvicrës.
 
Ndërsa Tarashaj, Latifi, por edhe disa lojtarë të tjerë nuk kanë pranuar që të vishen kuqezi sipas teknikut italian që drejton kombëtaren.
 
Pas publikimit të listës, tekniku është ndalur te ndeshja e parë miqësore në Prishtinë përballë Kosovës.
 
“Ndeshja me Kosovën është një detyrim moral pas mbështetjes për kualifikimin, do të jetë festë. Ndërsa përsa i përket lojtarëve të grumbulluar, Abrashi dhe Kukeli të dëmtuar, për Canën vendoset nesër”tha ai.

Ndërsa përsa i përket grumbullimit për Europianin e Francës tha se "Në Europian do të shkojnë ata që e meritojnë dhe jo ata që paguajnë".

Lista
de biasi


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna