Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Ganni De Biazi ka ftuar në ndeshjen miqësore që Shqipëri do të zhvillojë më datë 6 shkurt përballë ekipit të Gjeorgjisë futbollistin e talentuar që luan në Greqi, Ergys Kaçe.
Mesfushori i talentuar ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme në ekipin e PAOK-ut në kampionatin helen duke tërhequr vëmendjen e shumë menaxherëve. Pasi e ka ndjekur disa herë nga afër, por edhe nëpërmjet ndihmësit të tij Paolo Tramezzani, italiani i bankinës kuqezi ka vendosur që, Kaçe të jetë risia e listës përballë ekipit të Gjeorgjisë.
Sipas mediave helene, Tramezzani ka udhëtuar drejt Greqisë ditën e diel për të ndjekur nga afër Kaçen për herë të fundit përpara se ti dërgonte ftesën. Por grekët këmbëngulin që Kaçe të mos pranojë kërkesën e trajnerit De Biazi duke i ofruar pasaportën helene dhe një vend në ekipin e parë. Trajneri i ekipit të Greqisë, Fernando Santos ka deklaruar se i ka një ofertë të tillë talentit korçar. Sipas mediave helene Kaçe ka një javë kohë për të vendosur se cilën kombëtare do të zgjedhë për të vazhduar karrierën e tij.
Gjasat janë që mesfushori ti thotë "po" ftesës së trajnerit De Biazi duke pranuar që të veshë fanellën kuqezi për herë të parë në karrierën e tij. Theksojmë që Kaçe nuk ka luajtur me ekipin e moshave, pasi nuk ka pranuar ftesën e FSHF, por këtë herë pritet që përgjigja të jetë pozitive. Burime pranë FSHF konfirmojnë se futbollisti do të jetë në fushë përballë Gjeorgjisë më datë 6 shkurt, duke e bërë fakt të kryer pranimin e ftesës.
Dylber Balla/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com