Trajneri i kombëtares së Shqipërisë Xhani De Biazi është rikthyer të flasë përsëri për ngërcein që po kalon kapiteni kuqezi, Lorik Cana në ekipin e Lacios. Gjatë një interviste për mediat italiane është shprehur se nuk e kupton se përse Cana nuk po arrin që të afrimohet në kampionatin italian të futbollit.
“Cana në kombëtare është një lider në mbrojtje dhe në mesin e fushës, por në Serinë A me ekipin e Lacios nuk po ngrihet në nivelin e kërkuar. Një fakt i tillë më habit, pasi i njoh shumë mirë aftësitë e tij në fushën e blertë” shprehet De Biazi.
Më tej trajneri italian që drejton ekipin tonë kombëtar prej një viti, ndalet edhe te trajneri Petkovic dhe ish trajneri i Lacios Edi Reja. “Si Reja që Petkovic nuk i japin shumë besim Canës. Nëse Loriku vazhdon që të mos luajë rregullisht atëherë do të ndikojnë në formën e tij sportive dhe kjo gjë më shqetëson" përfundon De Biazi.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com