Lionel Mesi pasi u shpall fitues i Topit të Artë për herë të katërt radhazi, FIFA ka bërë publik edhe mënyrën se si është votuar argjentinasi, portugezi dhe spanjolli.

Në mesin e listës së publikuar nga organi më i lartë i futbollit botëror ku votojnë kapitenët e cdo ekipi kombëtar, trajnerët dhe një përfaqësues i shtypi, Shqipëria ka qenë e ndarë në votime.

Kapiteni Lorik Cana i ka dhënë 5 pikë Kristiano Ronaldos që e ka vlerësuar si më të mirin në 2012, ndërsa 3 pikë Lionel Messit dhe 1 pikë Andres Iniestës.

Trajneri i Shqipërisë, De Biazi i ka dhënë 5 pikë Lionel Mesit, 3 pikë Kristiano Ronaldos ndërsa 1 pikë Ksabi Alonso.

Për mediat shqiptare ka votuar gazetari Besnik Dizdari duke i dhënë 5 pikë Messit, 3 Ronaldos dhe 1 Iniestës.


DYLBER BALLA