Pas shumë muajve pritje duke vlerësuar gjithcka me qetësi absolute, më në fund ka shpërthyer edhe presidenti i Napolit De Laurentis duke akuzuar menaxherin e futbollistit sllovak Marek Hamshik dhe sulmuesin uruguajan Edison Cavani. “Nëse Cavani do të më kërkojë rritje të pagës në 7 apo 8 milionë euro, atëherë do të kalb në stol” ka deklaruar i nevrikosur napoletani pas kërcënimeve indirekte të sulmuesit se edicionin tjetër do të largohej nga Napoli për një ekip më të madh. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me menaxherin e mesfushorit Marek Hamshik, Mino Raiola. “Mino po i bën shumë presim futbollistit që të largohet nga Napoli, sigurisht që një gjë e tillë nuk është aspak e drejtë, prandaj i bëj thirrje që të tërhiqet nga ambicja për të larguar Hamshik nga Napoli sepse nuk do t’ja arrijë një gjë të tillë” përfundon bosi i Napolit. Në përfundim të edicionit dhe me fillimin e merkatos së verës nga Napoli është larguar Ezekiel Lazevci drejt ekipit të PSG në Francë.
/Shqiptarja.com











