Presidenti i ekipit të Napolit De Laurentis ka qetësuar të gjithë tifozët përsa i përket lëvizjeve të mundshme në fund të edicionit të disa prej protagonistëve kryesorë.
"Nuk dua që të mendoj për largimin e Cavanit apo trajnerit Maxarri, por nëse do të ndodhë një gjë e tillë, ju premtoj të gjithë tifozëve të Napolit që do të investojmë akoma më fuqishëm për të sjellë emra të njohur dhe me peshë.
Cilësitë e Cavanit i njohim të gjithë, unë e falenderoj për atë që ka dhënë për Napolin, pasi pavarësisht interesimit të disa prej ekipeve më të mëdha në botë i ka qëndruar besnik kontratës.
Por s'mund të pengojmë të ardhmen e tij nëse ai dëshiron që të largohet. Për Maxarrin mund të them që përsa kohë do të jem unë presidenti i Napolit ai e ka vendin e garantuar, pasi është trajneri im i preferuar. Tashmë mbetet në dorën e tij për të vendosur për të ardhmen" përfundon De Laurentis.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com