DEA amerikane kërkoi ‘informatorë’ shqiptarë, Vangjeli: Do ketë sukses në luftën ndaj kokainës! Shqiptarët janë kthyer në furnitorët e dorës së parë

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se linja e re e sinjalizimit të DEA-s për Shqipërinë është një mesazh i qartë që do të ketë sukses në luftën kundër drogës. Në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, analisti u shpreh se organizatat kriminale shqiptare janë prezentë në të gjitha hallkat e trafikut të kokainës ndaj s’duhet të anashkalohet kërkesa e agjencisë amerikane.

Teksa DEA kërkon ndihmën e shqiptarëve për infromacione lidhur me pastrimin e të ardhurave nga droga, siguron se nuk do të zbulohen ‘informatorët’ dhe të dhënat e tyre. Për këtë analisti thotë se do arrijnë të sigurojnë informacione për shkak të anonimatit.

“Në këtë kakofoninë dhe zhurmat që krijon politika shqiptare, ka kaluar anash pa vëmendjen e duhur. Është vënë në dispozicion një adresë emaili, numër telefoni, ofrohet anonimati për çdo denoncues. Fakti që e anashkaluam këtë pjesë dhe kërkohet një komunikim i drejtpërdrejtë është një lajm i keq sepse ka të bëjë me besueshmërinë e partnerit shqiptar, se çfarë do të prodhojë nuk e di por di që ndoshta një përqindje të madhe, suksesi në luftën kundër narkotikëve, DEA kryesisht merret me kokainë, kalohet përmes informacioneve të siguruara në mënyrë të tillë. Ndoshta situata në Shqipëri nga 6-7 vjet përpara kur Shqipëria përmendej për kanabisin, sot organizata kriminale shqiptare janë prezente në të gjitha hallkat e trafikut të kokainës, janë bërë në furnitorë të dorës së parë në vendet e origjinës. Pra sigurojnë mallin nga Amerika Latine, e transportojnë përmes Atlantikut dhe e shpërndajnë në vendet e tjera”, tha Vangjeli.

Ndërsa ish Presidenti Bamir Topi u shpreh se kërkohet të jepet një mesazh shumë i fortë duke qenë se amerikanët janë praktikë.

“S’mund të mendoj që anashkalohet një bashkëpunim institucional që është detyrim, jam dakord që është mesazh dhe duket sikur kërkohet të krijohet një linjë e konfidencialitetit përmes komunikimit me qytetarët duke dhënë një shenjë aspak optimiste për institucionet e Shqipërisë. Bilancin sot e bën çdo njeri, çdo qytetar. Shqipëria është vend i vogël me rreth 3 milionë njerëz dhe me infrastrukturë të dobët që mund të përkthehet si mundësi për ta kontrolluar mjaft mirë territorin. Fakti që ky vend përflitet si tranzit për kokainën, të paktën kështu thonë raportet, edhe burimet njerëzore që merren me aktivitet kriminal janë të tilla që janë futur edhe në folenë e të paprekshmëve të Amerikës Latine dhe sot jo vetëm janë bashkëpunëtorë por drejtojnë edhe trafikun e kokainës në nivel ndërkombëtar. Mendoj që kërkohet të jepet mesazh shumë i fortë dhe amerikanët janë praktikë”, tha Topi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani